Turistët e Amerikës
Sërish për turizmin. Sepse ka javë që ka nisur sezoni turistik. “Spiuni” gjeti një artikull të botuar në gazetën amerikane “San Francisco Chronicle”. Gazetari Bill Fink ishte në Shqipëri dhe e botoi shkrimin më 1 qershor 2008. Ai e nis shkrim me përshtypjet e tij për qytetin e lashtë të Beratit dhe më pas jep këshilla për turistët amerikanë që duan të vizitojnë Shqipërinë. Më poshtë ai jep pesë gjëra të spikatura për Shqipërinë: 1. Bunkerë, bunkerë, bunkerë, që janë shpërndarë si kërpudhat dhe disa janë pikturuar, apo janë shndërruar në bare. 2. Zoti e Bekoftë Amerikën. Shqiptarët kanë shumë respekt për amerikanët, që çliruan Kosovën dhe ata të japin dorën kudo që shkon. 3. “Jo” do të thotë edhe “Po”, sepse shqiptarët ndryshe nga bota lëvizin kokën majtas-djathtas për të thënë “Po” dhe poshtë-lart për të thënë “Jo”. 4 Club Med, (firma franceze që deshi të ndërtonte fshat turistik në Kakome) po diskuton me qeverinë për ta kthyer bazën e nëndetëseve në një resort. 5. Mbreti Zog, i famshëm për emrin. Ai vdiq më 1961, mbretëresha më 2002, por nipi i tyre është anëtar i kabinetit qeverisës.