Turistët e bllokuar në Egjipt, pronarja e agjencisë: Shpallëm falimentin
TIRANE - Braktisja" e 180 turistëve shqiptarë në Sharm El Sheik në Egjipt ka dërguar para hetuesve pronaren e agjencisë turistike "Pasha Holiday", Arselina Kërthoci. Ishin turistët e bllokuar të cilët sinjalizuan policinë për mashtrimin që u ishte bërë nga agjencia në fjalë, e cila i kishte lënë në mëshirë të fatit në Egjipt edhe pse kishin paguar të plotë paketën turistike.
Pas marrjes së këtij denoncimi, Drejtoria Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Shtetit nisi hetimin për rastin në fjalë, për të verifikuar nëse turistët ishin mashtruar nga pronarja e kompanisë në fjalë, e cila kryesisht operon si nënkontraktore dhe 180 turistët i kishte "harruar" në Sharm El Sheik, duke mos u siguruar rikthimin për në Shqipëri.
Pronarja e agjencisë Arselina Kërthoci, e cila është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Tiranës, u ka thënë hetuesve se ka shpallur falimentin, ndaj për këtë shkak nuk siguronte dot kthimin e turistëve në Shqipëri. Zyrtarë të policisë thanë se Kërthoci në asnjë moment nuk ka pranuar të ketë kryer mashtrim ndaj turistëve.
Pronarja e "Pasha Holiday" është pyetur deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa përgjatë ditës së sotme do të vendoset për fatin e saj, nëse do të vihet në pranga apo do të hetohet në gjendje të lirë.
Sa u përket turistëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në Egjipt, janë vetë ata që po organizohen mes tyre dhe po bashkëpunohet me agjencitë turistike për t'u rikthyer në Shqipëri. Turistët pretendojnë se problemet u nisën që me 2 gusht kur zbarkuan në Sharm El Sheik, derisa kuptuan se ishin mashtruar nga kompania në fjalë. Pritet që turistët të kthehen në vendlindje ditën e hënë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bllokohen në Egjipt 180 turistë shqiptarë