Alibeaj: Referendumi për imunitetin, akt normativ, jo konsensus
TIRANE - Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj pretendoi dje se në referendum popullor për çështjen e imunitetit mund të dërgohet një draft që nuk prek Kushtetutën. Sipas tij në këtë rast do të zbatohej neni 150 i saj që i njeh të drejtën edhe Këshillit të Ministrave të ndërmarrë nismën dhe që nuk kërkon shumicë të cilësuar në Parlament.
“A mundet që të kufizohet imuniteti me një ligj? Përgjigjen nuk po e jap unë, e ka dhënë Komisioni i Venecias. Përgjigja ka qenë ‘po’ edhe me akte normative jo të raundit kushtetues, pra me ligje apo vendime të Kuvendit, mund të kufizohet imunitetit me një kusht. Kushti është që, ky akt normativ do duhej të miratohej me 3/5 e deputetëve. Por, nëse një ligj apo akt normativ miratohet nga populli ky e tejkalon shumëfish 3/5 e deputetëve”, - shpjegoi Alibeaj në një prononcim për “Albanian Screen”.
(er.nu/GSH//BalkanWeb) Lidhje te tjera Referendumi, PD: PS e tmerruar, por se ndal dot verdiktin e qytetarit