E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Hoxha, në 2011-ën u dënua me 1 vit burg për armëmbajtje pa leje

TIRANE - Në dhjetor të 2011-ës, Aldo Hoxha është dënuar nga gjykata e Tiranës me 1 vit burg për akuzat e "prishjes së qetësisë" publike dhe "armëmbajtjes pa leje". Në verdiktin e fajësisë së firmosur nga gjykatësja Ardiana Bera, sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes së ndodhur në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, ku 20-vjeçari Hoxha ka qëlluar me armë pas një konflikti me disa banorë të zonës, pikërisht pranë vendit ku pak ditë më parë mbeti e vrarë dhe Fatbardha Tafa.

Në vendimin e gjykatës thuhet se "Në datën 27.6.2011, rreth orës 22.30, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ka ndodhur një konflikt (sherr), midis personave, banorë të zonës, ku është qëlluar edhe me armë zjarri. Policia e Shtetit ka identifikuar të pandehurin Aldo Hoxha si personi që mbante armë zjarri pa leje Gjykata e Tiranës të organit kompetent dhe që kishte qëlluar me këtë armë në konfliktin e ndodhur në këtë zonë. Ky person është pikërisht i pandehuri Aldo Hoxha, të cilit në momentin e arrestimit i është gjendur me vete dhe arma e zjarrit automatike "Kallashnikov" me Nr 12123817. Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja, të cilat pas ekspertimit balistik kanë rezultuan gëzhoja kallashnikovi, të cilat ishin qitur pikërisht nga arma e zjarrit "Kallashnikov" që iu kap të pandehurit Hoxha",- thuhet në vendim.

Më tej, gjykata sqaron se Aldo Hoxha nuk i është përgjigjur pozitivisht thirrjes për të ndaluar dhe për t'u dorëzuar, dhe rreth 300 metra më tutje, pikërisht në afërsi të një karburanti ka flakur armën e zjarrit. 

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›