Vera (aspak dramatike) e Orinda Hutës
TIRANE - Si mund të jetë një verë pa pushime?! Jo edhe aq tragjike. Të paktën për Orinda Hutën, nuk duket e tillë. Megjithëse mund të kish dashur, që kjo verë të kalonte si gjithë të tjerat që kanë paraprirë, buzë detit, me një koktej të ftohtë, përkrah njeriut të zemrës dhe ç’është më e rëndësishmja larg punës, Orinda nuk ka në plan ta marrë si një dramë verën e këtij viti. Ka qenë në një farë mënyre dëshira dhe investimi i saj gjithë këto vite në televizion, që e kanë mbajtur të mbërthyer pas Tiranës gjatë stinës së nxehtë. Këngëtarja e dashur e muzikës moderne, së fundmi edhe një prezantuese shumë e zonja, rrëfen gjatë një bisede të shkurtër për suplementin “Bluetooth” verën e saj, të mbushur plot me angazhime, e me ndonjë rreze dielli të ‘vjedhur’ tek-tuk gjatë pasditeve të kaluara në pishina, apo ndonjë fundjave fatlume buzë detit.
Ndonëse me mbylljen e sezonit televiziv për Orindën duhet të kishin nisur edhe pushimet (siç ndodh me të gjithë prezantuesit), këtë vit nuk ka ndodhur aspak kështu, sepse “Next” vazhdon të transmetohet çdo ditë në ekranin e “Vizion Plus”...por edhe në rast se do të kish ndodhur e kundërta (pra nëse “Next” do të ndërpritej) vajzës me flokët e grunjtë do t’i duhej të punonte për një tjetër projekt, sërish në televizion. Një program i ri, tërësisht i saj, i konceptuar si një guidë nusërie, do të shfaqet këtë shtator në kanalin më të ri (“Living”) të paketës dixhitale “Tring”...Fotot që sjellim sot janë shkëputur pikërisht nga një set i realizuar për revistën “Living”, e cila promovon kanalin më të ri të “Tring”-ut. Nga ana tjetër një këngë e re pritet të publikohet së shpejti, projekt ky i cili i ka ngrënë gjithashtu disa ditë të mira nga pushimet e shumëpritura. Megjithatë pavarësisht sakrificës, Orinda duhej të kthehej. Fansat kanë kohë që presin një këngë të re prej saj, aq sa mes komenteve në faqen e suplementit në Facebook, - ndërsa u bëra me dije këtë projekt - një prej dashamirësve të këngëtares shkruajti: “Më në fund!”. Sepse realisht Huta ka kohë që mungon. Në fakt, përveç fansave të saj edhe Orindës i ka munguar angazhimi në muzikë. Vërtet në fillim, ishte vetë ajo që vendosi të shkëputej pak kohë nga muzika, për t’iu përkushtuar plotësisht televizionit, ama kjo ‘koha e shkurtër’ po kap dalëngadalë 2 vite në kalendar, ndaj dhe Ori ka vendosur të mos presë më. Një këngë vere, në prag të mbylljes së sezonit veror. Kjo është zgjedhja që ka bërë bukuroshja me sytë e shkruar. Xhirimet për klipin janë kryer në Dhërmi, ndërsa realizohej edhe ky set i mrekullueshëm fotografik. E pas një dite të lodhshme, e zhytur mes punëve të shumta, Orindës i duhet që edhe ato, të paktat orë pushimi që ka, t’i shfrytëzojë (pse jo në plazhe ose pishina) krah së motrës dhe mbesës, të cilat pjesën më të madhe të vitit i ka larg vetes (në Irlandë)...Megjithatë vera e saj, nuk duket edhe aq dramatike. Është çdo ditë e rrethuar nga dashuria (mos i besoni gojët e liga), bën punën që gjithmonë ka dashur, do t’i rikthehet pasionit që e bëri të famshme dhe ka pranë saj, mbeskën, të cilën e do po aq sa veten...E me gjithë këto dëshira të plotësuara, a nuk mendoni edhe ju, se vera e Orindës në këto kushte, është më e mirë se ajo buzë detit, me koktejin dhe diellin për shok (ku mendjen do ta kishte tek punët e lëna përgjysmë në kryeqytet)?!
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)