Vdes në moshën 68-vjeçare kompozitori Marvin Hamlisch
SHBA - Marvin Hamlisch, i cili kompozoi kolonat zanore të shumë filmave, vdiq në Los Anxhelos në moshën 68-vjeçare. Kompozimet e tij do të mbeten si ikona të muzikës së filmit në Hollywood dhe Broadway.
Marvin Hamlisch, kompozitori fitues i çmimit Pulitzer për pjesën “A chorus line” dhe i njohur për një sërë çmimesh të tjera Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony, u lind në Nju Jork nga prindër emigrantë.
Babai i tij ishte fizarmoniçist profesionist dhe duke parë të dhënat muzikore të të birit, e regjistroi atë në shkollën e famshme të muzikës Julliard për të marrë mësime pianoje përpara se ai të mbushte 7 vjeç.
(er.nu/voa/BalkanWeb)