E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistet e huaj drejt Kelmendit interes per te eksploruar zonen

Veriu shqiptar është mjaft atraktiv dhe çdo ditë ngjallë interesin e turistëve të huaj, të cilët eksplorojnë edhe më shumë këtë zonë.  Për këtë qëllim Komuna Kelmend në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kanë mbajtur takimin me temë” “Koordinimi i Ndërhyrjeve për zhvillim Vendor në Komunën e Kelmenit” ku merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor të Shkodres, donator si dhe përfaqësues të agjencive të ndryshme financuese dhe promovuese që veprojnë në këto zona.
Alpet shqiptare janë më atraktive se ato zvicerrane, pohimi vjen nga alpinistja Barbara Hausman, e cila prej dhjetë vitesh punon në zonën veriore me qëllim promovimin e zonës. Ajo së bashku me televizionin shtetror zviceran po punojnë në një dokumentar për këtë zonë.
 “Në Kelmend më pëlqen natyra më pëlqen çdo gjë e sidomos njerëzit. Që e vogël kam ecur nëpër bjeshkë. Dhe këtu pash diçka shumë të bukur, Aplet shqiptare më pëlqejnë shumë. Dallimi mes alpeve zvicerrane dhe shqiptare është se në Zvicër çdo gjë është e mbuluar me luks, ndërsa në këto zona mund të ecësh disa ditë dhe luksi është shumë larg, që është shumë më mirë, është çdo gjë natyrale. Është kjo që më pëlqen më shumë”, shprehet ajo.
“Unë po bej një dokumentar dhe më duhet të them se jam për herë të parë në Shqipëri dhe më pëlqen shumë, që më vete do kem kujtime të bukura. Por mund të them se ka sërish nevoje për te permiresuar infrastrukturën. Njerezit jane shume mikprites ndërsa sa i përket ushqimit ai është shumë i mire. Shoh se gjërat kanë lëvizur për mirë. Kur erdha këtu për herë të parë pashë bjeshkët dhe thashë qenka njësoj si në Zviceë . U ndjeva si ne shtepine time!”, thotë Hanspeter Bani, gazetar TV Kombëtar zviceran SRF.
Një nga partneret kryesor të investimeve në zonë është edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në kuadër të programit të Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e Rrugëve Dytësore e Lokale mbështetur nga shumë donator ndërkombëtar ka nisur punën në zbatimin e këtyre investimeve sic është edhe aksi Hani i Hotit-Vermosh.  
Ushqimet tradicionale të zonës, veshjet karakteristike dhe kultivimi i tyre, tradita dhe bujaria e banorëve të zonës mbeten atraksioni kryesor i çdo turisti që vjen në zonën e Kelmendit. Me një aktivitet ku u bë promovimi  gastronomisë vendase dhe i shtëpive mikpritëse u hap sezoni turistik edhe  në Vermosh .
 
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›