E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turizëm i sigurtë dhe i shëndetshëm/ ISHSH në Lezhë, kontrolle për kushtet higjeno-sanitare

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Lezhë, ka fokusuar kontrollet e tij gjatë këtij sezoni turistik tek subjektet në bregdet dhe ato që ofrojnë turizëm malor, për të garantuar një sezon të sigurtë dhe të shëndetshëm për pushuesit.

Gjatë raportimit në mbledhjen e komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit në Qark, kryeinspektorja e Shëndetësisë Laureta Prendi raportoi mbi kontrollin e inspektorëve për kushtet higjeno-sanitare në të gjitha subjektet që operojnë në zonat turistike.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Lezhë, që prej nisjes së sezonit turistik ka inspektuar dhjetëra subjekte që operojnë në zonat turistike.

Gazetare: Teuta Shamku

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›