E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizem ne alpet shqiptare Arben Muka

Pjesa e alpeve ne skajin verior te Shqiperise, e cila shtrihet dhe ne territoret e Malit te Zi dhe te Kosoves eshte ne fokusin e nje projekti turistik rajonal nga Shoqeria Gjermane per Bashkepunimin Teknik, GTZ. Nese do t'i referohemi shifrave te zhvillimit turistik per zonen malore te Thethit, rreth 65 km larg qytetit te Shkodres, ato e tregojne ndryshimin: gjate vitit te kaluar ishin rreth 10 mije vizitore, ne masen 90 per qind te huaj, te cilet shfrytezuan kullat shtepi te 22 familjeve me rreth 200 shtreter. Nderkohe qe 5 vite me pare, ata qe vinin ne kete rajon te alpeve ishin vetem disa qindra.
Kontributi i GTZ-se
Nje kontribut te jashtezakonshem per gjallerimin e turizmit malor ne rajonin e Thethit ka dhene GTZ-ja gjermane. Duke bashkepunuar me banoret e zones, aplikimi i projekteve konkrete ka krijuar nje infrastrukture me atraktive, duke shnderruar kullat tradicionale ne "guest houses". Thyerjet e paperseritshme te terrenit malor, "monumentet" natyrore te virgjera e krejt te vecanta jane ne sinkron me mikpritjen e banoreve, me menyren tradicionale te akomodimit, te ushqimit, te historise se zones etj.
Nga tri projekte kombetare ne nje projekt rajonal
Por pjesa e alpeve vijon dhe ne territorin e Malit te Zi dhe te Kosoves, ndaj GTZ-ja kerkon, qe dinamiken turistike ta shikoje jo ne tre pjese te vecanta, si deri me sot, por ta vijoje ne nje optike rajonale. Zevendesdrejtori per Shqiperine i GTZ-se, Ismail Beka, tregon se kooperimi ne kete rast do te ishte edhe me efektiv dhe do te terhiqte nje numer me te madh turistesh. "Deri tani GTZ-ja bashkepunon me te tri vendet: me Shqiperine, Malin e Zi e Kosoven. Pra, rreth alpeve ne vinim me tre projekte te vecanta. Prej ketej lindi ideja, qe ky te behej nje projekt rajonal, nje projekt rajonal model, sepse ne fokus ka krijimin e nje shtegu, qe te jete i perbashket. Nese nje turist kalon dy a tre dite ne nje zone te Shqiperise atehere kjo do te thote, qe te kalosh nje tur 8 deri ne 10 dite ne rajon. Ajo qe synon ky projekt eshte qe ne radhe te pare te krijoje nje standard minimal te lidhur me gjithe keto rajone, me keto fshatra, sic eshte zona e Thethit, Valbones, te Kelmendit, te Plaves, Rragamit, pra ne te gjitha anet te kete nje minimum standardi per sherbimet, oferten turistike, si dhe nga ana tjeter te kete nje nivel sigurie".
Sipas eksperteve te GTZ-se kjo formule do te ishte me variabel dhe argetuese per vizitorin. Marketingu, qe do te behej nga te tre vendet do te ishte me i dukshem dhe me joshes per ata, qe pelqejne levizjen dhe qendrimin ne lartesi. Por kjo kerkon vijimin e permiresimit infrastrukturor, per te lehtesuar udhetimin jo vetem nga nje rruge por nga disa te tilla. Ismail Beka permend dhe nevojen e bashkepunimit mes autoriteteve te kufirit mes tre shteteve ne krijimin e lehtesive per kalimin e turisteve.
Nevojitet bashkepunim nderkufitar ne fushen e sigurise
"Kerkon vullnetin e te tre autoriteteve te rendit, te policive kufitare, qe te krijojne te tilla mekanizma qe p.sh. turistet kur jane ne Theth, te kene te drejte te kalojne dhe ne Mal te Zi nepermjet shtigjeve te kalimit neper alpe. Ideja eshte qe te kalohet neper shtigje, te cilat kane qene tradicionalisht te tilla, por prej shume vitesh nuk jane te hapura nga ekzistenca e pikave kufitare. Policite e tre vendeve duhet te ndertojne mekanizma lehtesues, se si turistet te kalojne ne keto shtigje", - thote Beka. Ai mendon se rasti i projektit rajonal te alpeve qe shtrihen ne tre vendet e rajonit, do te kete efekte pozitive dhe per "zgjimin" e burimeve te tjera te turizmit malor, qe shtrihen ne pjese te ndryshme te vendit. Kjo sipas tij, do ta orientonte industrine turistike ne te gjithe stinet e vitit. "Krahas gjallerise se vijes bregdetare ne Adriatik e Jon, sidomos ne periudhen e veres, do te terhiqte turiste vendas dhe te huaj dhe ne zonat malore. Eksperienca e vendeve fqinje eshte e frytshme", - thote Ismail Beka, zevendesdrejtori per Shqiperine i GTZ-se gjermane. DW

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›