Turizmi do të arrijë deri në 26.3% të PBB
Pritet që industria e turizmit në vend të ndikojë deri në 26,3 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Salvadore Mesina, Rektor i Universitetit Europian të Turizmit mendon se, vendi ka potenciale të konkurrueshme, që kjo industri të jetë një nga fushat e rëndësishme me ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e vendit. Por në të njëjtën kohë, ekspertët e turizmit, shprehen se planifikimi, cilësia, standardet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha legjislacioni i turizmit janë pikat kyçe, përmes të cilave llogaritet suksesi i kësaj fushe. Ata sugjerojnë se për të mbledhur frutet e punës në sektorin e turizmit në vend, në menaxhimin e ndërmarrjeve dhe turistëve duhet të ketë një diferencim të punës, mes të zotëruarit të ndërmarrjes turistike dhe drejtimit teknik, duke parashikuar trajnimin e personelit të specializuar për sektorin në fjalë. Gjithashtu, sipas tyre, qeveria duhet të ndërhyjë me politika fiskale specifike në këtë sektor dhe të ketë transparencë mes kërkesës dhe ofertës përmes një klasifikimi të parametrave të matshëm, i cili duhet t’i referohet standardeve europiane. Ekspertët vendas dhe të huaj të turizmit mendojnë se të gjitha këto, do të forcojnë padiskutim sektorin e turizmit në vend, duke tërhequr akoma më shumë turistë ndërkombëtarë. Sipas tyre, industria e turizmit ndikon ndjeshëm në sektorin e punësimit. Duke iu referuar statistikave të World Travel & Tourism Council (ËTTC) në kërkimet për vitin 2010 kontributi i turizmit në totalin e ekonomisë, specifikisht në punësim u rrit nga 8.1%, 235,785,000 vende pune dhe pritet të arrijë në 9.2% të punësimit total, 303,019,000 vende pune, ose 1 në çdo 10.9 vende pune në 2020. Sipas të njëjtave statistika, në Bashkimin Europian kontributi i turizmit në hapjen e vendeve të reja të punës nga 22,211,000 vende pune në 2010, 10.3% të punësimit total ose 1 në çdo 9.8 vende pune do të arrijë në 25,043,000 vende pune, 11.1% të totalit të punësimit ose 1 në çdo 9.0 vende pune në 2020 , ndërkohë që në Shqipëri pritet që nga 209,000 vende pune në 2010, 16.7% e totalit të të punësuarëve ose 1 në çdo 6.0 vende pune do të arrijë në 251,000 vende të reja pune në 17.4% të totalit të të punësuarve ose 1 në çdo 5.7 vende pune në 2020, ndërsa prurjet e turistëve në vend po rriten vit pas viti duke u konsideruar një destinacion të preferuar për Ballkanin dhe jo vetëm për të. Nga ana tjetër, duke iu referuar statistikave për turizmin në Shqipëri në periudhën Janar- Qershor 2010, statistika ët vetë Ministrisë së Turizmit, lidhur me numrin e vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri, numërohet 550.000 turistë. Duke e krahasuar simestrin e parë të 2010-ës me të njëjtën periudhë ët 2006-ës, turistët në Shqipëri janë më shumë se dy-fishuar nga 310.903 në 549.105, ndërsa po të krahasohet 2010 me 2009, rritja është me 40,9%.Origjina e vizitorëve të cilët vijnë nga Europa, përbëjnë prurjen më të madh. Pjesa më e madhe e tyre, (rreth 21%) vijnë nga Maqedonia, të pasuar nga Kosova (19%), 12% nga Mali i Zil, 8% nga Greqia, 4% nga Serbia, 3% nga Britania e Madhe dhe 3% nga Gjermania.