E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Cliff: U keqinterpretova për fusnotën

“Jemi plotësisht kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë”, deklaroi ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, gjatë një vizitë qytetit të Deçanit, pasditen e së enjtes.

Diplomati anglez mbajtjen e zgjedhjeve serbe e vlerësoi si shkelje dhe kundërshtim me rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Madje, Cliff deklaroi që të ketë mbështetur edhe fusnotën për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale, duke thënë se deklaratat e mediave që kanë thënë se ai ka kundërshtuar fusnotën kanë qenë jo të drejta.

“Unë e mbështes fusnotën dhe ajo ishtë një deklaratë jo e drejtë e mediave, atë që kam thënë unë është se në të kaluarën Britania ka qenë kundër përdorimit të Kosovës sipas rezolutës 1244 në BE, ndërsa tash ne e mbështesim këtë formulë, e cila përmend mendimin e GJND-së, që mendojmë se është një mendim i balancuar, me qëllim që të arrihen marrëdhëniet kontraktuale me BE-në”, deklaroi ambasadori britanik, raporton Koha.net.

Gjatë bashkëbisedimit me kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj, ai ka shfaqur interesimin për zhvillimet në këtë komunë, si dhe për raportet mes Komunës dhe manastirit të Deçanit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›