Fullani Masa per te lehtesuar investitoret dhe ekonomine

Raportimi vjetor i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Parlament është shoqëruar me këshilla për vendimarrësit. Ardian Fullani, duke marrë në analizë zhvillimet ekonomike të 2010-ës tha se duhen krijuar lehtësira për investitorët dhe ekonominë.
“Zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i vendit si dhe ulja e dobësive strukturore të trashëguara nënkupton rrijten e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Reforma strukturore duhet të orientohet nga objektiva ambiciozë dhe horizont kohor realist. Reforma duhet të synojë krijimin e një klime edhe më tërheqëse për investimet e huaja dhe ato vendase, nxitjen e punësimit dhe rritjen e mëtejshme të mirëqënies”-tha Fullani.
Guvernatori tha se varësisht krizës ekonomike, Shqipëria nuk regjistroi të njejtat efekte negative me ato të shumë vendeve.
“Sistemi bankar mbetet aktori kryesor i ndërmjetësimit financiar në vend. Në fund të 2010-ës aktivet u rritën me ritme dy herë më të larta se në 2009-ën, duke përfaqëuar rreth 81 % të PBB-së. Financimi i sistemit mbështetet kryesisht në depozitat e klientëve”-theksoi ai.
Ekonomia shqiptare gjatë 2010-ës është rritur me mbi 3 për qind. Rritje ka njohur sektori i shërbimeve dhe industrisë ndërsa ndërtimi është tkurrur. Gjithashtu dhe bujqësia është rritur ndjeshëm.
Florian Papadhimtri