Turizmi në Shqipëri, 2 miliardë dollarë investime nga “The Trump Organization” dhe “Siva”

Manjati amerikan, Donald Trump deklaron se do investojë në Shqipëri 2 miliardë dollarë në sektorin e turizmit, ku kompania e drejtuar prej tij, “The Trump Organization”, është e specializuar në ndërtimin e resorteve turistike, shtëpi pushimi dhe kulla rezidenciale
Me datë 21 dhe 22 shtator në Ballkan do të qëndrojnë përfaqësues të “Holding company Siva Partners” me seli në Neë York, e cila operon në tregun e financave dhe patundshmërive. Kjo kompani aktualisht po investon në rajon, në banka/financa, sigurime, energji, miniera etj. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Kosova Info”. Kompania “Siva” fillimisht do të investojë në Shqipëri bashkë me Donald Trump në një objekt madhështor për turizmin, i cili do ketë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve. Kjo kompani nga data 15 deri 21 do jetë në Shqipëri ku takohen edhe me kryeministrin Berisha, më pas do të shkojë në Kosovë, Maqedoni e Mali të Zi. Në Kosovë “Siva Global” do të investojë mbi 3 miliardë dollarë në fusha të ndryshme, si: banka/financa, sigurime, energji, miniera etj. Lajmin e bëri të ditur për “Kosova Info”, njëri nga partnerët e “Siva Global”, Blerim Grainca, që sipas tij ata vijnë me iniciativë të tij. Gjatë qëndrimit në Kosovë përfaqësues të kësaj sipërmarrje gjigande do të mbajnë edhe konferencë për gazetarë.
...