E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti me armë, kapet 24-vjeçari

Sarandë Dy ditë më parë policia e Sarandës ka nisur operacionin e koduar “Ksamili”, ku u bë e mundur kapja e 24-vjeçarit Sotir Papa, banues në fshatin Mursi, Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 4 shkurt të këtij viti, në fshatin Ksamil të Rrethit Sarandë, të ketë vjedhur me armë zjarri shtetasin A. M., të cilit i ka grabitur sendet personale. Identifikimi dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur falë kryerjes së hetimeve me metoda speciale. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë edhe të bashkëpunëtorit të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vjedhje me armë” e kryer në kushtet e bashkëpunimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›