Sunderland në rradhë për Canën
Sunderland është në rradhë për të blerë futbollistin shqiptar të Olimpik Marseille, Lorik Cana. Lajmin e bën të ditur Daily Mirror, që e vë klubin tjetër anglez pas Liverpoolit, Arsenalit, Evertonit dhe Tottenham Hotspur. Sipas të përditëshmes Mirror, traineri i Sunderland ka folur vetë me Canën dhe e sheh mesfushorin si një alternativë të mirë për në ekipin e tij. Gazeta angleze thotë se Sunderland do t’i bëjë presion Canës që ky i fundit të japë një përgjigje të shpejtë. Pagesa prej 7 milionë paundësh për kartonin e tij është gati.