E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimet e Hungarisë për Shqipërinë në formën e kredisë

Autori i Lajmit: red.
Qeveria shqiptare dhe ajo Hungareze prezantuan dje marrëveshjen për krijimin e një programi në kuadër të bashkëpunimit financiar. Marrëveshja ka në thelb mbështetjen financiare të një sërë projektesh me prioritet të lartë, nëpërmjet marrëveshjesh të veçanta kredie me terma koncensionale dhe do të rregullojë të gjitha financimet e qeverisë hungareze në Shqipëri, sipas prioriteteve të dy vendeve. Zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu theksoi se përfitues të këtyre financimeve do të jenë ministritë dhe pushteti vendor. "Gjithçka do të kalojë në një proces konkurrimi, nga i cili do të përfitojnë ato institucione që do të përgatisin më shpejt projektet më të mira" – tha Shehu, i cili garantoi eliminim të burokracisë nga ana e ministrisë së Financave dhe qeverisë hungareze në procesin e përzgjedhjes së projekteve.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›