Turku kapet në Rinas me pasaportë false
• TIRANE- Një shtetas turk dhe një shqiptar u arrestuan nga policia e komisariatit të Rinasit, për vënie në përdorim të dokumenteve të falsifikuara dhe klaimit të paligjshëm të kufirit.Mustafa Taskopru, 31 vjeç, me banim në Turqi, është ndaluar nga policia e Rinasit, mbrëmjen e të mërkurës, përpara se të kalonte pikën e kalimit kufitar për në transit drejt Italisë. Turku, sipas policisë synonte të udhëtonte në drejtim të Italisë, me dy pasaporta, një shërbimi dhe një të zakonshme në emrin e tij. Gjatë intervistës së kryer nga kontrollorët e policisë kufitare, është dyshuar se pasaporta e shërbimit të turkut në emrin e tij, ishte e falsifikuar. Blutë i kanë bllokuar turkut, pasaportën e shërbimit bashkë me një biletë elektronike të shoqërisë "Alitalia", me destinacion Milanon, si dhe një telefon të markës "Samsung". Turku i është përcjellë zyrës së antikrimit ekonomik të drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët kanë kryer edhe arrestimin e tij. po të mërkurën në mbrëmje, policia e Rinasit, ka arrestuar Xhevat Hallullin, 26 vjeç, banues në Kavajë. Ai është ndaluar nga policia kur po tentont6e kalonte kufirin me një leje qëndrimi greke të dyshuar të fallsifikuar dhe një pasaportë. Ato janë bllokuar si prova, ndërsa policia ka kryer arrestimin e tij.