Rikthehen maskat, grabisin një kazino
Rikthehen grabitjet me maska, por tashmë jo në rrugë, por në bi
znese të rëndësishme. Një kazino në Kavajë ka rënë pre e një
grabitjeje të dhunshme, ku tre persona, me maska dhe të armatosur
deri në dhëmbë, kanë terrorizuar dhe grabitur gjithë
paratë e gjetura. Burimet policore nga Drejtoria e
Qarkut të Tiranës bënë të ditur se Komisariati i Kavajës
është njoftuar për këtë ngjarje rreth orës 04:00 të
dy ditëve më parë. Pikërisht në lagjen Nr. 2 të qytetit,
nga telefoni i një kazinoje është njoftuar se tre persona
të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur 75 mijë
lekë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat
blu, ndërkohë që janë ngritur një sërë postblloqesh.
Burimet policore bënë të ditur se nga dëshmitarët
është mësuar se në momentin e grabitjes, në kazinonë
me pronar Rubin L., ndodheshin shtatë-tetë
klientë, biznesmenë në fusha të ndryshme. "Maskat"
kanë hyrë brenda dhe duke kërcënuar me automatikë kanë kërkuar
që gjithë të pranishmit të mbështeten pas murit dhe të mos kryenin
asnjë lëvizje. Ndërkohë, punonjësve të kazinosë u është kërkuar të
boshatisë arkën dhe t‘i fusë paratë në një çantë të vogël. Pas kësaj,
grabitësit janë larguar, por rrugës kanë vënë re Erjon H., 25 vjeç, të
cilit i kanë marrë me dhunë çelësat e mjetit të tij "Mercedes Benz CKlass",
me targa TR9732F. Duke grabitur mjetin e
ndodhur jashtë, tre protagonistët e kësaj ngjarjeje
janë larguar. Megjithëse policia ka ngritur një sërë
postblloqesh, nuk ka mundur të arrestojë asnjërin
prej tyre. Megjithatë, pak kohë më vonë, mjeti i
vjedhur është gjetur i braktisur në Lushnjë. Burimet
policore bënë të ditur se mjeti mund të jetë lënë në
këtë qytet për të humbur gjurmët. Nga ana tjetër,
policia tha se ka nisur hetimet edhe në vendin e ngjarjes,
i cili ruhej me kamera sigurie. Nga të dhënat
hetimore, policia ka konkluduar se grabitësit e njihnin
objektin dhe që janë profesionistë. Pavarësisht
se kazinoja ishte e pajisur me kamera sigurie, asnjë
pamje nuk mund të identifikojë autorët. Burimet policore thanë se
vazhdon punë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj
ngjarjeje, që ka tronditur qytetin e Kavajës.