Turma e irrituar detyron presidentin Sarkozy të fshihet në një bar (FOTO)
Nicolas Sarkozy u detyrua që të fshihet në një bar pasi një turmë protestuesish kërcënoi se do e godiste atë. Presidenti francez, që po kandidon për tu rizgjedhur, ishte për fushatë në rajonin bask, në jugperëndim.
Drejt 57 vjeçarit u hodhën vezë dhe gurë në qytetin Bayonne. Stafi i tij i sigurisë arriti që ta fuste presidentin në një lokal. Për më shumë se një orë Sarkozy qëndroi aty brenda derisa policia arriti të shpërndajë protestuesit.
Sarkozy është mësuar me turma të tilla, por kjo ishte vërtet shumë kërcënuese. Një dëshmitar tha se protestuesit donin ta godisnin.
Kur Sarkozy doli nga lokali, dukej i tronditur. Ai i quajti personat që e sulmuan huliganë.
Këtu në Francë, presidenti mund të shkojë ku të dëshirojë. Dhe nëse një pakice rrugeçërish nuk u pëlqen kjo, shumë keq për ata, tha Sarkozy.
Ai pritet që të humbasë zgjedhjet kundrejt kandidatit socialist.







