E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali s’ka frikë

Portieri Wojciech Szczesny ka theksuar se Arsenali nuk ka frikë nga askush në formën aktuale.

Ekipi i Arsene Wengerit është transformuar nga fillimi i sezonit dhe tani ka fituar 11 prej 13 ndeshjeve të fundit në të gjitha garat. Szczesny thekson se skuadra duhet të qëndrojë e përqendruar nëse dëshiron të luftojë për katër pozitat e para në Premierligë.

“Jemi në formë fantastike dhe nuk frikësohemi nga përballja me askënd. Por, nuk duhet të nënçmojmë asnjë kundërshtarë, na nevojitet të kompensojmë pikë me skuadrat që janë në krye të tabelës”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›