Bukuroshet e globit, vizitë turistike në qytetin e lashtë
ELBASAN- Rreth 44 bukuroshe nga i gjithë globi si: Amerika, Kanadaja, Singapori, Kina, etj kanë qenë të hënën turistet e rralla të qytetit të lashtë të Elbasanit. Pasi kanë vizituar kalanë e qytetit, Muzeun Etnografik, mozaikun paleo-kristian, si edhe shumë vende të tjera turistike, atyre u është rezervuar dhe një takim me kryebashkiakun, Qazim Sejdini. Kryevendori që i priti miss-et në zyrën e tij u ka folur atyre për historinë e lashtë të Elbasanit, që nga koha bizantine, romake e deri tek pushtimi otoman.
Mes bukurosheve e vendorëve pati shkëmbime dhuratash. Kreu i bashkisë u ka dhuruar emblemën e qytetit si edhe historikun e lashtë të tij, dhurata të cilat janë pranuar me kënaqësi, ndërkohë që bukuroshet i kanë dorëzuar Sejdinit nga një dhuratë simbolike të shtetit të tyre. Bukuroshet do të qëndrojnë në Elbasanit deri të martën në mesditë dhe do të kenë mundësi të njihen me historinë, kulturën dhe traditat e qytetit, si edhe do të performojnë një sfilatë në ambientet e pallatit të sportit "Tomorr Sinani". Mikpritësit kanë marrë të gjitha masat që vizita e bukurosheve të globit të jetë njëkohësisht një mundësi njohje e miqësie të ndërsjelltë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)