E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi-Armeni, sot marrëveshja historike për paqen

Autoritetet turke u shprehën shumë të kënaqura për bisedimet e mbajtura nga liderët e Armenisë si edhe të Azerbaixhanit, të cilët diskutuan për rajonin problematik dhe të diskutueshëm, Nagorni-Karabak. Shumë analistë politikë i shohin këto bisedime mes dy vendeve si një premisë pozitive për përmirësimin e marrdhënieve mes Turqisë dhe Armenisë, vend i cili humbi me mijëra njerëz nga ushtria e Perandorisë Osmane gjatë genocidit të viteve 1910.
Turqia myslimane si edhe Armenia e krishterë janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshje historike për paqen mes këtyre vendeve, pas një shekulli të kaluar në armiqësi. E pranishme gjatë firmosjes së marrveshjes, pritet të jetë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.
Kryeministri turk Taip Erdogan u shpreh se pavarsisht nënshkrimit të marrëveshjes, gjithmonë do të ketë probleme në marrdhëniet e dy vendeve.
"Problem i Armenisë është diaspora e saj e cila është shumë agresive në qëndrimet që mban. Por unë jam i sigurt se qeveria armene do të jetë e aftë ta tejkaloj këtë problem si edhe të tregojë dëshirë për të bashkëpunuar."- u shpreh Erdogan.
Megjithatë opozita turke është kundër çdo lloj marrveshjeje mes dy vendeve pa zgjidhjen e problemit të rajonit Nagorni-Karabak.
"Është e pakuptimtë sesi qeveria turke firmos protokolle dhe marrveshje paqeje me një vend i cili nuk ka treguar vullnet për të respektuar paqen. Kjo marrëveshje nuk është një garanci që armenët do të jenë më të përgjegjshëm në veprimet e tyre në Nagorni-Karabak."-pohoi shefi i opozitës turke Onur Oymen.
Shumë analistë politik këtë marrveshje të Turqisë e shohin më shumë si një tentativë për të përmirësuar kredencialet e këtij vendi kandidat për në BE, se sa një dëshirë e mirë për të normalizuar marrdhëniet me shtetin armen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›