E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, Yushchenko mohon ndërtimin e sistemit anti-raketor të SHBA-së

Presidenti ukrainas Viktor Yushchenko mohoi të premten marrjen e ndonjë propozimi nga Shtetet e Bashkuara për vendosjen e sistemit anti-raketor në vendin e tij.
Presidenti ukrainas ishte i pranishëm në qytetin Kishinau, ku po mbahet samiti i CIS, kur mohoi faktin nëse kishte pasur ndonjë propozim konkret për vendosjen e radarëve anti-raketor në vendin e tij nga ana e SHBA.
"Unë nuk dua të shkaktoj asnjë polemikë, unë nuk kam marrë asnjë propozim nga ana e SHBA për ndërtimin e sistemit anti-raketë."- pohoi Yushchenko gjatë samitit që po zhvillohet në kryeqytetin e Moldavisë. Para se presidenti ukrainas të mohonte ndërtimin e sistemit anti-raketë, presidenti rus refuzoi të takonte Yushchenkon gjatë samitit.
Hipoteza e ndërtimit të sistemit anti-raketor në Ukrainë u hodh së parin nga zëvëndës sekretari i mbrojtjes Alexander Vershbow. Shteti amerikan mohoi të kishte negociuar apo diskutuar me autoritetet ukrainase, ndërtimin e një sistemi anti-raketor në ish-vendin komunist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›