E Shtunë, 31 Tetor 2026

Singapor, derdhen 2000 tonë naftë



Rreth 2 000 ton naftë janë derdhur në det si pasojë e përplasjes së një anijeje çisternë dhe një tjetër anijeje transporti në kufirin detar të ujërave maleze dhe atyre të Singaporit. Përplasja ndërmjet dy anijeve "Bunga Kelana 3" dhe " Mt Waily", ka bërë që të krijohet një e çarë prej 10 metrash në krahun e djathtë të naftëmbajtëses dhe për pasojë mijëra ton naftë kanë përfunduar në det", ka deklaruar komandanti i petroliferës, Abdul Hadib bin Abdul ëahab. Incidenti ka ndodhur në orën 06:00 sipas orës lokale ose në orën 23:00 sipas orës sonë. Bunga Kelana 3, është një naftëmbajtëse e fabrikuar në vitin 1998, dhe me kapacitet prej 105 784 tonësh. Autoritetet portuale të Singaporit kanë konfirmuar se përplasja u regjistrua rreth 13 milje detare nga brigjet e Singaporit. Mediat saktësojnë se ekuipazhi po punon për të evituar një katastrofë tjetër natyrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›