Turqi/ Sulm me këpucë, viktimë kreu i FMN-së Strause-Khan
Ashtu siç i ndodhi ish presicentit amerikan geroge bush ne irak, një manifestues ka qëlluar me këpucë në drejtim te drejtorit të përgjithëshëm të fondit monetar ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, i cili po zhvillonte një orë leksioni në universitetin Bilgi në stamboll të turqisë. Në këtë vend pritet të nisin punimet për takimin e përvitshëm të fondit monetar ndërkombëtar. Një student turk ka qëlluar me këpuvë ndaj straus kan-it, dhe forcat e sigurisë kanë mundur ta ndalojnë atë më pas, ndërsa po i drejtohej nxitimthi skenës ku ndodhej kreu i FMN-së. Ai ka goditur me një këpucë sportive të bardhë, ose atlete e cila ka rënë në këmbët e Strauss-Kahn. "dil jashtë nga universiteti, hajdut I FMN-së, thirri studenti gjatë fjalimit të Kahn. Bashkë me të janë larguar nga salla edhe disa studentë të tjerë që mbanin në duar disa banderola dhe që mbështetën studentin. Strauss-Kahn po mbante një leksion për studentët por në sallë ishin të pranishëm edhe gazetarë. Drejtori i fondit po fliste në mënyrë formale në sallë, ndërsa ndodhej në këmbë dhe ishte pa xhaketë në mes të skenës kur i riu qëlloi me këpucëi . studenti është rreth të 25-ve. Ndërkaq straus kan, insitiktivisht ka ulur supet dhe është tërhequr mënjanë pas veprimit të studentit turk. Ndërkaq në ambientet e jashtme po zhvillohëj një manifestim i studentëve që janë përballur me policinë.