E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi bërthamor, grupi 5+1, bisedime me Iranin

Diplomatë amerikanë dhe iranianë zhvilluan një takim të pazakontë dypalësh në Gjenevë, ku është mbledhur grupi 5+1 për bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike, dhe deri tani nuk janë bërë publike hollësi të takimit.
Zyrtarët iranianë kanë zhvilluar bisedime me diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.
Vendet perëndimore besojnë se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, dhe shpresojnë se diskutimet do të çojnë në ndalimin e kësaj veprimtarie. Irani këmbëngul se programi i tij ka vetëm synime paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›