E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Gates, Forbes: Edhe këtë vit njeriu më i pasur në botë

Katërqind njerëzit më të pasur në SHBA, vitin e kaluar kanë humbur 300 miliardë dollarë nga pasuria e tyre neto si pasojë e rënies së vlerës së aksioneve dhe pjesës së tregut të pasurive të patundshme, njoftoi sot revista "Forbes". Nga lista e 400 amerikanëve më të pasur të këtij viti, i shpallur në numrin e ri të "Forbes"-it, është e qartë se, si pasojë e krizës globale humbje më të mëdha ka pësuar investitori Ëarren Bufet, i cili vetëm me rënien e aksioneve të kompanisë së tij "Berkshir Hataëay" ka humbur 10 miliardë dollarë. Listën e njerëzve më të pasur e udhëheq për të gjashtëmbëdhjetin vit radhazi pronari i "Microsoft"-it, Bill Gates me pasuri prej 50 miliardë dollarë, që është shtatë miliardë më pak se në vitin e kaluar. Humbësi më i madh, Bufet ka një pasuri prej 40 miliardë dollarësh, ndërkohë që Laurens Ellyson, 27 miliardë dollarë. Ellyson është i vetmi mes 10 personave më të pasur, i cili nuk ka pësuar humbje të mëdha për shkak të krizës. Pasuria e përgjithshme e 400 më të pasurve është ulur 19 për qind, nga 1,570 miliardë në 1,270 miliardë dollarë. "Askush nuk do të qajë për këta njerëz të pasur, pasi edhe pse pasuria e tyre është ulur nga dy miliardë në qindra milionë dollarë, ata jetojnë ende në komfort", komentoi redaktori i "Forbes", Mathew Miller.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›