Tërheqja e enciklopedisë, 'Zgjohu': Të japë dorëheqjen Akademia
Lëvizja qytetare "Zgjohu" shprehu mirënjohjen për median, shoqërinë civile, të gjitha partitë politike shqiptare në vend dhe në rajon, komunitetin ndërkombëtar dhe bashkëqytetarët maqedonas që kontribuan njëzëri në tërheqjen e enciklopedisë maqedonase. Sipas saj, këshilli redaktues i enciklopedisë duhet të ndëshkohet për përkeqësimin e situatës në Maqedoni dhe nxitjen e urrejtjes ndëretnike.
"Tendenca për të cënuar karakterin multietnik të shtetit nga ana e akademikëve nuk guxon të kalojë pa u dënuar për të evituar aventura të tilla të rrezikshme në të ardhmen", informon levizja zgjohu. "Shqiptarët dhe të gjithë dashamirët e këtij shteti e fituan këtë sfidë me dinjitet dhe nuk ranë pre e provokimeve të ulëta. Çdo veprim ndryshe do të dëmtonte betejën tonë legjitime dhe do të ushqente kundërshtarët e karakterit të pamohueshëm multietnik të këtij shteti", thekson më tej lëvizja qytetare "Zgjohu!".
"Që nga pavarësia e këtij vendi, shqiptarët vazhdojnë të jenë elementi më konstruktiv i shoqërisë duke dëbuar çdo tendencë për ta dëmtuar frymën multikulturore dhe multietnike të shtetit", shton ajo.