E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera "Rigoleto" ngjitet ne skenën e TOB

Të shtunën magjike Rigoleto do të ngjitet në skenën e teatrit të operas për publikun e pasionuar tanimë me ngjarjet operistike të Tiranës.
Me regji të Nikola Zorzit, Dirigjim të mjeshtrit italian Vitorio Parisi, skenografi e kostume të Manuela Gasperonit një imazh i ri i Rigoletos po gjallon në skenën shqiptare.
Artisti i njohur Armando Kllogjeri mban kostumin e Dukës, dhe së bashku me Sofika Kolën dhe trupën e vizituar nga miqtë italian të artit po mbyllin provat gjenerale. Ndërsa shihet një tjetër dukuri. Xhilda dhe Rigoleto do të interpretohen nga dy aktorë. Ata janë dyshja Eva Golemi dhe Ramona Tullumani si dhe Ylber Gjini dhe Paolo Drigo.
Kjo premierë tjetër e një vepre klasike që përshtatet me realitetin e cdo kohe. është një prej ngjarjeve të zgjedhura të stinës Italia e Shqipëria 2010 dy popuj një det një miqësi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›