Kina, inspekton shoqëritë e prodhimit të qumështit

Kina ka dërguar grupe inspektimi për të ushtruar kontroll në shoqëritë prodhuese të produkteve të qumështit, bëri të ditur sot media kineze, ndërkohë që shtohet alarmi në botë për këto produkte.
Më shumë se 5 000 inspektorë janë dërguar nga grupi i supervizionit në të gjithë vendin, për të verifikuar produktet e qumështit dhe për të garantuar cilësinë e tyre.
Për shkak të skandalit të qumështit shumë vende kanë ndaluar importimin e produketeve kineze, ndërkohë që media kineze u bëri thirrje autoriteteve për të dënuar përgjegjësit e këtij mashtrimi masiv.