Ne Kosove perfundojne debatet me qytetaret per ndryshimet kushtetuese

Ne Kosove ka perfunduar debati me qytetaret nga te gjitha komunat e Kosoves per ndryshimet kushtetuese ne piken qe ka te beje me zgjedhjen e presidentit te Kosoves. Qytetaret kane propozuar shume ide por sipas Arsim Bajramit kryetar i ketij komisioni jane tri ceshtje per te cilat qytetaret kane shprehur me shume interesim zgjedhjen e zevendes-presidentit ceshtjen e dyshtetesise se kandidateve dhe betimin e presidentit para popullit e jo ne kuvendin e Kosoves. Komisioni per ndryshimet kushtetuese ne kete faze eshte duke harmonizuar ne draftin final propozimet per menyren e zgjedhjes se presidentit dhe keto propozime do tua dergoje partive politike parlamentare ne menyre qe propozimi para Kuvendit te jete sa me koncensual dhe jo me shume alternativa. Kryetari i komisionit per ndryshime kushtetuese Arsim Bajrami thote se per ndryshimet kushtetuese do te kerkohet edhe mendimi i Komisionit te Venecias.
Kerkohet edhe mendimi i Komisionit te Venecias
Si kryesues i komisionit une do te kerkoj qe te merret edhe mendimi i Komisionit te Venecias sepse ky eshte nje komision i specializuar per ceshtje kushtetuese ne menyre qe te sigurohemi se cila zgjidhje ka perkrahje ne pajtim me standardet me te larta te Bashkimit Evropian sa i perket te Drejtes Kushtetuese thote Arsim Bajrami.
Mirepo pashmangshem per ndryshimet kushtetuese komisioni eshte i detyruar qe te bisedoje edhe me partite politike parlamentare thote njera nga anetaret e komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosoves Vjosa Osmani. Kjo per faktin qe sipas saj jane partite politike ato qe do te miratojne ne kuvend ndryshimet kushtetuese dhe per kete arsye nevojitet nje konsensus.
Nevojitet edhe koncensusi i partive politike
Tani ne do te duhet te kthehemi te partite politike te cilat i perfaqesojme sepse partite do te jene perfundimisht ato qe do te votojne me dy te tretat madje edhe dy te tretat e pakicave sepse kerkohet shumica e dyfishte ne menyre qe keto amendamente te hyjne ne fuqi thote Vjosa Osmani.
Ne mesin e partive politike qysh tash ka dallime sa i perket dyshtetesise se kandidateve te mundshem per president. Partia politike Aleanca per Kosoven e Re e biznesmenit Behxhet Pacollit mbeshtet idene qe kandidimi tu mundesohet personave me dy shtetesi per faktin qe lideri i kesaj partie politike Behxhet Pacolli i cili besohet se do te kandidoje per postin e presidentit pervec shtetesise kosovare ka edhe ate zvicerane. Sidoqofte perfaqesues te shoqerise civile kane pak rezerva nese mendimet e qytetareve mund te perfshihen ne ligjin per ndryshimet kushtetuese per faktin qe komisioni me gjithe debatet me qytetar akoma nuk ka mandat qe idete dhe propozimet e qytetareve ti perfshije drejtperdrejt ne ndryshimet kushtetuese. Ismet Kryeziu eshte nga organizata joqeveritare Demokracia ne Veprim pjesemarrese ne debatin me qytetar.
Propozimet e qytetareve duhet te perfshihen ne ligj
eshtjet qe jane debatuar me qytetaret per ndryshimet kushtetuese parlamenti duhet ti marre parasysh sepse ne fund te fundit nuk jane ceshtje te cilat drejtperdrejt mund ti prekin interesat e subjekteve politike thote Ismet kryeziu.
Sidoqofte zyrtaret e Komisioni Parlamentar per ndryshimet kushtetuese besojne se deri ne fund te ketij muaji do ta perfundojne punen ne menyre qe me pas Kuvendi me dy te tretat e votave ti votoje keto ndryshime. Ndryshimet kushtetuese ne baze te nje marreveshje politike duhet te perfshijne edhe nje amendament shtese me te cilin do te shpallen zgjedhjet e para presidenciale ne Kosove. Kjo duhet te ndodhe jo me larg se gjashte muaj pas ndryshimit te kushtetutes.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama