Dilema e te rinjve me prejardhje te huaj - te marrin nenshtetesine gjermane apo jo

Prinderit e Erdisit kane ardhur nga Turqia ne Gjermani ndersa ai vete ka lindur ne Nyremberg. Pak pa i mbushur 18 vjet pra pak pa arritur moshen madhore atij i ka ardhur me poste nje leter nga autoritetet e shtetit gjerman ku thuhet se duhet te vendose cilen nenshtetesi do te marre - gjermane apo turke. Ernisi u gjet para nje dileme te madhe sepse me shume deshire do te mbante te dy pasaportat - edhe gjermane dhe turke.
Duke u nisur nga fakti qe une jam rritur ne nje gershetim te njekohesishem te dy kulturave - turke dhe gjermane - e kam shume te veshtire te vendos qe te heq dore nga gjysma e identitetit tim. Kete nuk mund ta beje thote Ernisi.
Vendimi maksimumi me 23 vjec Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan
Ai tani ka mundesine qe te mos vendose por vendimin perfundimtar duhet ta marre maksimumi kur te mbushe 23 vjec. shte kjo nje dileme e cila ngarkon shume te rinj me prejardhje turke apo me prejardhje nga rajonet e tjera. Qeveria gjermane ka refuzuar deri tani mundesine e nenshtetesise se dyfishte. Kancelarja gjermane Angela Merkel kundershtoi kete mundesi edhe gjate vizites se fundit te kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan ne Berlin me rastin e 50 vjetorit te nenshkrimit te marreveshjes per ardhjen e punetoreve nga Turqia ne Gjermani.
Opozita kerkon dynenshtetesine
Partia socialdemokrate gjermane SPD ne opozite ka kerkuar keto dite ne Bundestag qe ky rregull te ndryshoje dhe te futet e drejta e dyshtetesise sikur ne disa vende te tjera ne Britani te Madhe France apo SHBA. Ne duhet te perballemi me realitetin sepse njerezit po perballen me problemin e identitetit. Nuk ka kurfare shkaku qe atyre tu pamundesojne te drejten e dyshtetesise pohon Frank-Walter Steinmeier. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Frank-Walter Steinmeier
Socialdemokratet dhe ekologjistet duan qe te korrigjojne nje ligj te miratuar ne kohen kur ata ishin ne pushtet. Por deshtuan sepse partite e tanishme ne pushtet partite e unionit kristiandemokrat dhe kristiansocial si dhe liberalet ishin kunder propozimeve me te reja.
Qeveria refuzon
Ne besojme se eshte e drejte qe te vazhdojme te mbetemi ne qendrimin qe te mos lejohet dyshtetesia dhe qe qytearet tane te kene vetem nje nenshtetesi. Kjo ka te beje edhe me lojalitetin e qytetareve ndaj vendit ku jetojne deklaroi Ole Schrder.
Erdisi dhe shume qytetare gjermane me prejardhje nga Turqia kane pranuar nderkohe qe te heqin dore nga nenshtetesia e prinderve te tyre dhe te marrin pasaporten gjermane. Por ata shpresojne se nje dite edhe ne Gjermani do te lejohet mundesia e nenshtetesise se dyfishte.
Autor Doris Krannich/Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama