Prokuroria gjermane Me sa duket neonazistet vrane te huajt

Pas nje karavani te djegur dhe nje shtepie te perfshire nga flaket copezat e rebusit u bene bashke. Gjate hetimeve te policise u shfaqen disa objekte provash te cilat rriten dyshimin se ekstremistet e krahut te djathte jane autore edhe te vrasjes se nje policeje ne vitin 2007 ne Heilbronn si dhe serise se vrasjeve ndaj pronareve te huaj te restauranteve te ushqimit te shpejte e njohur ndryshe si seria e vrasjeve ne lokalet dener.
Prandaj Prokurori i Pergjithshem federal filloi te premten 11.11. 2011 hetimet Ka deshmi te mjaftueshme qe tregtojne se vrasjet i atribuohen nje grupi ekstremist te djathte njoftuan nga Prokuroria e Pergjithshme. Ajo heton ne rastet qe kane te bejne me mbrojtjen shteterore pra aktet e dhunes te motivuara politikisht dhe aktet terroriste.
Vrasje sipas nje modeli te njejte
Sipas te dhenave te Prokurorise vrasesit e polices dhe tete te huajve kane ndjekur nga viti 2000 deri ne vitin 2006 gjithnje te njejtin model aksioni kryehej ne pike te dites duke qelluar viktimat ne koke nga nje distance e vogel per tu larguar pastaj pa lene gjurme te medha.
Keshtu ndodhi edhe me 25 prill te vitit 2007 ne Heilbronn ku policja 22 vjecare Michele K. u vra ne pike te dites me nje plumb ne koke. Kolegu i saj i patrulles atehere 24 vjecar u plagos rende dhe ra ne gjendje kome per disa jave.
Dy burra kryen vetvrasje
Armet e sherbimit te dy policeve u gjeten nje jave me pare ne karavanin e djegur prane Eisenachut ne landin e Turingjise. Dy burra te cilet kerkoheshin edhe per plackitjen e disa bankave sipas te dhenave te policise kane kryer vetvrasje ne karavan. Aty jane gjetur edhe sende te tjera te zyrtareve. Ne te njejten dite shtepia ne Zwickau te Saksonise ne te cilen kishin jetuar dy plackitesit e bankave me miken e tyre Beate Z. u perfshi nga flaket. Disa dite me vone 36 vjecarja iu dorezua policise ne Jena. Ne germadhat e shtepise ne Zwickau u gjet revolja me te cilen ishin kryer vrasjet e pronareve te lokaleve qe ofrojne ushqim te shpejte.
Bildunterschrift Policja gjermane Micheke K. e vrare ne Heilbronn
Shenja per motive te ekstremizmit te djathte
Sipas hetimeve te deritanishme burrat e moshes 34 dhe 38 vjec dhe partnerja e tyre tashme e arrestuar kane vendosur kontakte me qarqet e djathta ekstremiste qysh ne vitin 1990. Ne banesen e tyre ne Zwickau jane siguruar prova qe flasin per vrasje te kryera me motive te ekstremizmit te djathte. Prokuroria federale beson se gruaja ishte anetare e nje organizate terroriste. Tani ajo akuzohet per vrasje tentim vrasje si dhe zjarrvenie me deme te renda. Edhe persona te tjere nga qarqet e djathta ekstremiste dyshohet te kene qene te perfshire ne vrasje.
Gjurme te pergjakshme ne mbare Gjermanine
Pas vrasjeve te ashtuquajtura Vrasjet Dner gjurma e pergjakshme pershkoi tere Gjermanine tre vrasje u kryen ne Nuremberg dy te tjera ne Mynih nga nje vrasje u regjistrua ne Hamburg Rostock Dortmund dhe Kassel. Dhe gjithmone eshte perdorur arma e njejte. Ne rastin e polices se vrare ne Heilbronn hetuesit u munduan kater vjet e gjysem qe te ndricojne rastin. Per muaj te tere ata po kerkonin nje fantazme. Fillimisht me vetvrasjen e dy burrave ne Eisenach zyrtaret e policise rane ne gjurmet e para.
A duhej te shkaterroheshin provat
Beate Z. tashme ndodhet ne paraburgim. Deri tani ajo hesht per akuzat. Policia dyshon se ajo i ka vene zjarrin shtepise vetem per te shkaterruar provat. Se ajo dhe miqte e saj kishin kontakte me skenen neonaziste ne Turingji dihej nga policia. Ne vitet e nentedhjeta ata kane qene aktiv ne krahun e djathte ekstremist Mbrojtja e atdheut te Turingjise por jo edhe me vone. Ne vitin 1998 autoritetet i humbe gjurmet e tyre. Por tani shtrohet pyetja Pse dy burra vrane veten pas plackitjeve te suksesshme te bankave Dhe pse mikja e tyre u dorezua ne polici Mbi te gjitha A kane vepruar ata si treshe e vetme
Autoritetet Ata nuk ishin agjente te fshehte
Si organi per mbrojtjen e kushtetutes ne Turingji ashtu dhe Enti i landit te Saksonise sqaruan se keta tre persona nuk kane qene agjente te fshehte. Policia nuk ka qene ne dijeni per vendndodhjen e tyre qe prej largimit nga Mbrojtja e atdheut te Turingjise. Policia dhe prokuroria ne Zwickau deklaruan te merkuren se treshja e cila eshte shfaqur me emra te ndryshuar deri te premten e kaluar nuk ka qene e njohur per autoritetet.
Autor Eleonore Uhlich / Esat Ahmeti dpa afp
Redaktoi Aida Cama