E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje-Hercegovina ne KS Ne dileme per njohjen apo jo te Palestines

Zgjedhja e Bosnje-Hercegovines ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se ne fund te vitit 2009 u cilesua nga politikanet ne Sarajeve si nje sukses i madh dhe shans per profilimin e saj ne planin nderkombetar. Por nga fundi i mandatit te saj ne organin me te larte te organizates boterore Bosnje-Hercegovina gjendet ne nje situate shume delikate. Ajo tani duhet te percaktohet per apo kunder kerkeses se palestinezeve per antaresim ne OKB.

Pavaresisht vendimit Bosnje-Hercegovina ne fund do te shnderrohet nje lloj demi kolateral i kerkeses se palestinezeve pohon ish-diplomati boshnjak Hajrudin Somun duke shtuar se Bosnje-Hercegovina si anetare jo e perhershme e KS te OKB-se kishte rastin te krijoje identitetin e saj ne organizaten boterore por mandatin e saj do te perfundoje me nje deshtim.

Dilema e madhe Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ambasadori boshnjak ne OKB Ivan Barbalic

Pavaresisht vendimit pro apo kunder kerkeses se palestinezeve per anetaresim ne OKB eshte e qarte qe Bosnje-Hercegovina do ti prishe raportet me ndonje prej shteteve mike. Raportet me SHBA-ne dhe partneret evropiane jane per Bosnje-Hercegovinen shume te rendesishme sikur edhe raportet me vendet arabe dhe ato te fese islame. Somun thote se pikerisht SHBA-ja ishte ajo qe me Marreveshjen e Dejtonit i dha fundin luftes ne Bosnje-Hercegovine. Nderkohe qe vendet islame kane ndihmuar shume materialisht dhe financiarisht rindertimin e ketij vendi. Analistet ne Bosnje-Hercegovine pohojne se ky vend edhe sot varet nga faktoret e fuqishem nderkombetare sic jane SHBA dhe Bashkimi Evropian. Por nuk duhet harruar as ndihmat e vendeve islame per rindertimin e vendit.

Me se miri neutral por... Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Millosh Shollaja

Drejtori i Qendres per marredhenie nderkombetare ne Banja Lluke Millosh Shollaja pohon se permbajtja e Bosnje-Hercegovines me rastin e shqyrtimit te kerkeses palestineze do te ishte zgjidhja me e mire sepse as brenda vet Bosnje-Hercegovines nuk ka nje qendrim unik.

Kreret e Republikes Srpska jane kunder kerkeses se palestinezeve qe eshte  pershendetur edhe nga SHBA-ja. Ndersa Federata e Bosnje-Hercegovines per shkak te raporteve te mira me vendet islame me deshire do te mbeshteste anetaresimin e palestinezeve. Permbajtja do te ishte pra zgjidhja me e mire thote Shollaja.

Vendimin per qendrimin perfundimtar te Bosnje-Hercegovines duhet ta marre me konsenzus presidenca e ketij vendi. Bakir Izetbegoviq mendon se antaresimi i palestinezeve ne OKB do ti kontribuonte vendosjes se paqes ne lindjen e mesme. Perfaqesuesi serb ne presidence Nebojsha Radmanoviq eshte kunder ndersa kroati Zhelko Komshiq nuk eshte deklaruar ende.

Autor Samir Huseinovic / Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›