Vrasja tek rruga “P.Budi”, arrest me burg autorit
TIRANË- 22 vjecari Indrit Tresa, i akuzuar per vrasjen e 49-vjeçarit Abdullah Vrapi, pak dite me pare ne kryeqytet, do të qëndrojë në paraburgim.
Gjykata e Tiranes vendosi sot masen e sigurise se arrestit me burg ndaj 22 vjecarit deri ne perfundim te hetimeve të prokurorisë ndaj tij.
Indrit Tresa akuzohet për vrasjen e 49-vjeçarit Abdullah Vrapi, pak dite me pare ne rrugen "Pjeter Budi" ne Tiranë. 49 vjecari Vrapi u godit për vdekje me armë ne kohen qe u përpoq të mbrojë me trup të birin e tij Albert Vrapi të përfshirë në një konflikt me 22 vjecarin Tresa dhe disa shoke te tij.
49-vjeçari Vrapi fillimisht ka bërtitur e më pas i ka dalë para të birit, duke marrë në trup pesë plumbat e drejtuar për të.
Pas ngjarjes, policia arrestoi shtetasin Indrit Tresa si dhe shpalli ne kerkim nje shtetas tjeter, te cilet dyshohen se janë autorë në vrasjen e 49 vjecarit Vrapi. Aktualisht, ceshtja eshte ne hetim nga prokuroria e Tiranes.
Skena e dhunshme dhe e përgjakshme ka me dhjetëra dëshmitarë, ndërsa u zhvillua në mes të ditës dhe në një rrugë të populluar të Tiranës. Motivi i këtij konflikti është përplasja që Tresa ka bërë me automjetin e tij me një furgon që drejtohej nga i biri i viktimës më 22 Gusht.
(d.b/BalkanWeb)