Rama: PS nuk do të njohë zgjedhjet e 28 qershorit
Deklarata e z. Rama vjen pas takimit që zhvilloi me Zv-presidentin e Asamblesë së OSBE-së, Volfgang Grosruk. Sipas Ramës, duhet kuptuar tashmë se zgjedhjet e parakohshme duhen parë si nevojë jetike për demokracinë në vend.
“Zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv që buron jo nga një nevojë për të ndryshuar pushtetin nga duart e një partie në partinë tjetër, por domosdoshmëri jetike për demokracinë në vend. Nuk ka jetë dhe bashkërendim dhe bashkëpunim mes palëve politike, nuk ka dialog dhe nuk ka shanse për të realizuar ato shanse dhe objektiva që ka para vendi ynë. Jemi të bindur se misioni ynë si opozitë është të mbrojë demokracinë e kërcënuar që sot pas zgjedhjeve është vënë në shenjëstrën e pushtetit”, u shpreh Rama.
“I shprehëm OSBE-së se PS nuk shet zgjedhjet e grabitura që cenuan demokracinë. Ndaj do hidhemi në një betejë që deformimi të mos kthehet në normë”, theksoi Rama.
Deklarata e z. Rama vjen pak ditë para zhvillimit të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, ku zërat kundër tij kanë propozuar disa ndryshime në statutin e partisë.