E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret delegacionin e OSBE-së

Berisha shprehu gatishmërinë për të realizuar të gjitha përmirësimet e nevojshme të kuadrit ligjor dhe procesit zgjedhor në tërësi, ndërsa vuri në dukje se "dita e votimit dhe procesi i numërimit në 4750 qendra votimi dhe 66 qendra numërimi të votave ishin plotësisht të qeta".
     
“Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit u eliminuan përfundimisht fenomenet negative që kanë nxirë zgjedhjet e mëparshme në vend, si fenomeni i 'dushkut', problemet në listat e zgjedhësve dhe identifikimi i tyre”, deklaroi Berisha.

"Si kurrë më parë, të gjithë komisionerët përfshirë edhe ata të opozitës, kanë firmosur procesverbalet dhe tabelat e rezultateve në të gjitha qendrat e votimit, përveç 15 prej tyre, dëshmi kjo e transparencës së procesit dhe e maturisë demokratike të komisionerëve", vijoi kryeministri Berisha.     

Ndërkohë, z. Grosruk shprehu kënaqësinë se "zgjedhjet ishin të mira dhe pa tensione dhe se në këtë proces u konstatuan vetëm disa probleme teknike". Ai informoi se raporti i OSBE/ODIHR, i cili do të dalë më vonë, do të përmbajë rekomandime për përmirësimin e këtyre problemeve dhe ftoi autoritetet shqiptare t’i merrnin ato në shqyrtim.
     
Në këtë takim merrte pjesë dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Robert Bosch.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›