Turqi, lirohet Ali Agca, qelloi mbi Papa Gjon Palin II ne 1981
ANKARA- Mehmet Ali Agca, njeriu i cili u përpoq të vriste Papa Gjon Palin e II në 1981 është liruar nga burgu në Turqi.Ali Agca, 52 vjec kreu dënimin prej 19 vitesh burg në një burg Italian pasi qëlloi në drejtim të Gjon Palit teksa ai po udhëtonte me një makinë të hapur në Romë, dhe 10 vite burg të tjera në Turqi për vrasjen e redaktorit të një gazete. Vazhdon të mbetet mister motive i tentativës për të vrarë Papën, pavarësisht se pas arrestimit të tij ai deklaroi se kishte vepruar i vetëm. Në 1983 Gjon Pali deklaroi se kishte falur Agcën pas takimit me të. Shumë pikëpyetje u ngritën për shëndetin e tij mendor, duke u mbështetur dhe në deklaratat e tij shpërthyese se ai ishte një mesia i ri. Në një deklaratë mbi lirimin e tij ai shkruante: Unë deklaroj fundin e botës. E gjithë bota do të shkatërrohet në këtë shekull. Cdo qënie humane do të vdesë në këtë shekull… unë jam Krishti i përjetshëm.Media turke thotë se Agca do të merret nga një strukturë ushtarake dhe pastaj në një spital për të bërë vlerësimin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.(s.g/BalkanWeb)