E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Braçe profet, parashikonte dje, më 17 janar 2010, motin në datat 20 - 25 dhjetor 2009

Asambleja Kombëtare e PS-s, u mblodh dje sikurse edhe ishte paralajmëruar. Por ndryshe nga çfarë pritej, që në orën 10.30, të dëgjonim faktet denoncuese për mosmenaxhimin e derdhjes së ujit të digave, dëgjuam Erion Braçen, që si për herë, kishte prerë copëzat e gazetave, të ditëve të kaluar dhe kishte sajuar një biçim “denoncimi”.Ai denoncim, ishte më tepër se qesharak.Sigurisht, nuk pritej asgjë ndryshe, po të mendosh, se në mesin e kësaj pune ishte Erion Barçe.Qesharakja fillonte që në fillimet e prezantimit të Erion Barçes.Ndërsa të gjithë prisnin, që Edi Rama apo tellalli i përcaktuar prej tij (në rastin konkret Erion Braçe), të servirte faktet denoncues të “njerëzve që nuk i falënderonte dot me emër, për atë që  nuk u bënë pjesë e përpjekjes për fshehjen e provave përmes manipulimit të dokumenteve zyrtare dhe e nxorën të vërtetën nga rrethimi i pushtetit që jeton prej ditësh me ethet e zhdukjes së saj”, Erion Braçe denoncimin  e pretenduar të Edi Ramës, e bazoi te parashikimi i motit.... Por, edhe kur fliste dhe analizonte për parashikimin e motit, Erion Braçe, nuk i referohej “njerëzve që nuk i falënderonte dot me emër, për atë që  nuk u bënë pjesë e përpjekjes për fshehjen e provave përmes manipulimit të dokumenteve zyrtare dhe e nxorën të vërtetën nga rrethimi i pushtetit që jeton prej ditësh me ethet e zhdukjes së saj”, por i referohej TV “News 24”.Deri këtu, nuk ka ndonjë çudi, veç tentativës së hedhjes degë më degë...Pas kësaj fillon qesharakja në kufijtë e talljes së Erion Braçes me veten e vetë. E pra, Erion Braçe, në tentativë për të fajësuar qeverinë, pse lëshoi reshjet e shiut dhe nuk i menaxhoi ato, mori përsipër rolin e profetit kur fliste për “paralajmërimin e katastrofës”. Dhe në vijim të çuarjes më tej të budallallëkut-profetik ët tij, Erion Braçe vijonte se, “Informacioni që sinjalizon për rritje të prurjeve në kaskadën e Drinit ka qenë publik dhe lehtësisht i disponueshëm. Parashikimi i motit ka qenë ky...”, thoshte ai dhe rendiste mandej, sigurisht sipas TV “News 24”, parashikimin e motit për datat 20. 12. 2009 – 25. 12. 2009.E kuptoni budallallëkun-profetik, të Erion Braçes...?Ende jo...!Po ja, është shumë i thjeshtë...Erion Braçe, në datën 17 janar të vitit 2010, parashikonte se si do ishte koha në datat 20 deri në 25 dhjetor, të vitit që sapo iku, 2009.E kuptuat tani, budallallëkun-profetik të Erion Braçes...E pra, e thënë më thjeshtë, Erion Braçe fliste dje se si e kishte parashikuar TV “News 24” kohën për datat 20 deri në 25 dhjetor të vitit 2009, por nuk na tha asgjë se, si realisht ishte koha në këto data, d. m. th.:, nga çfarë mabnte mend ai, apo nga çfarë kishte monitoruar, sa ju afrua në parashikim e tij TV “News 24”, motit, me realitetin e datave nga 20 deri në 25 dhjetorin e vitit 2009.Ky besoj është një “pretendim” normal, sepse nuk kemi pse e marrim të mirëqenë parashikimin e TV “News 24”, për data të tre apo më shumë javësh të kaluara, kur Erion Braçes, po t’i kishte shkuar pak mendja, mund të gjente një informacion më të saktë, se si realisht ishte koha në data 20 deri në 25 dhjetor, qoftë edhe nga Instituti Meteorologjik. Kjo sigurisht do të ishte më e mira e mundshme e bërë nga Erion Braçe, se sa ‘t’ia fuste kot dje e të na tergonte “kodra pas bregut” se si e kishte parashikuar kohën TV “News 24”...... Sa për kuriozitet, jo më larg se dje, mediat ndërkombëtare raportonin një lajm, sipas të cilit, BBC, është duke studiuar mundësinë e përzgjedhjes së një tjetër kompanie të parashikimit të motit, sepse, kompania aktuale, me të cilin bashkëpunon prej 93 vjetësh, ka shfaqur momente të mosparashikimit të saktë të motit. Në këtë kontekst, është e tepërt të flitet me doza maksimale për mosdevijime të parashikimit të motit nga ana e TV “News 24”. Kjo, është edhe e tepërt, kur jo vetëm Erion Braçe, por të gjithë ne e dimë, se për data 20 deri në 25 dhjetor 2009, nuk është nevoja që në 17 janar të flitet ende për “parashikime”, kur ato tashmë, por edhe miliona apo miliarda ditë të tjera të kaluara, kanë qenë të mbushura me shi, erë, diell, borë, thatësirë apo përmbytje, sipas rastit, pa u dashur ti referohemi parashikimeve as të TV “News 24”, apo as BBC-së në fund të fundit...Sa për pjesën tjetër të pretendimeve të Erion Braçes, për rregullore e afate derdhjesh e mosderdhjesh të ujit të rezervuarëve të hidorcentraleve, ai dukej sikur fliste për periudhën para datës 12 qershor 2006. Sepse, siç u mësua më vonë, në këtë datë, rregullorja e vitit 1988, që i referohej dje Erion Braçja kishte ndryshuar, por që duket që ai nuk ishte informuar me dashje, sepse i pëlqente të bënte dje rolin e injorantit, për të mos thënë shejtan-budallait, kur bënte edhe lojën me datat, duke i përmendur një po e një jo dhe nuk e përmendte bie fjala datën 27 dhjetor 2009......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›