E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, në lindje temperaturat deri në -20 gradë

Pjesa lindore e Turqisë është përfshirë nga moti i keq, ku në disa vende temperaturat kanë arritur deri në 20 gradë nën zero. Rrugët kryesore që lidhin qytetin Van me rrethinat e tij janë të bllokuara për shkak të shtresave të mëdha të dëborës. Shumë fshatra kanë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të defekteve në rrjetin shpërndarës. Ndërkohë, temperatura e ajrit në qytetin Erzurumit ka rënë deri në minus 18 gradë celsius.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›