E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, papunësia ka arritur në 13.6%

Përqindja e papunësisë në Turqi ka arritur në 13,6 për qind të popullsisë aktive për tremujorin nga prilli në qershor të vitit 2009, duke u rritur me 4,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008 (9,2 për qind), por në rënie në krahasim me tremujorin e mëparshëm (14,9 për qind), njoftoi sot Instituti i statistikave. Kjo shifër zyrtare është gjithashtu në rënie në krahasim me tremjorin nga marsi në maj.
Numri i të papunëve është rritur me 1,17 milionë persona për periudhën prill-qershor 2009 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 3,38 milionë të papunë, shtoi Instituti. Ky i fundit i siguroi këto shifra mbi bazën e një hetimi të realizuar pranë rreth 91 000 personave. Papunësia në tremujorin e parë të vitit 2009 ka arritur një rekord rritjeje prej 16,1 për qind për shkak të recesionit që goditi Turqinë në vazhdën e krizës financiare botërore. Mijëra persona kanë qenë viktima të pushimeve nga puna në të gjithë vendin, sidomos në sektorë kryesorë si industria e automobilave dhe ajo e tekstilit. Përqindja e papunësisë në Turqi është vlerësuar në 9,9 për qind për të gjithë vitin 2007, me 2,33 milionë të papunë. Shifrat e Institutit turk të statistikave janë të vetmet për vlerësimin e përqindjes së papunësisë në Turqi, por, sipas ekspertëve ato nuk bëjnë një pasqyrim të shkëlqyer të situatës së papunësisë në këtë vend, sidomos për sa i përket marrjes parasysh të punës së zezë.Kështu, sipas specialistëve, kjo përqindje duhet të vlerësohet të paktën në 20 për qind të popullsisë aktive turke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›