Vranë nënën dhe motrën, Prokuroria kërkon burg të përjetshëm ndaj 2 vëllezërve
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka dhënë të enjten pretencën me“ burgim të përjetshëm” për Leonard Leka dhe "20 vjet heqie lirie" për vëllain e tij, Dritan Leka, pasi akuzohen se një vit më parë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobta, kanë vrarë me armë zjarri nënën dhe motrën e tyre.
Në seancën e parë gjyqësore të zhvilluar sot në ngarkim të dy vëllezërve, Prokurori i çështjes, Ridvan Shutaj ka dhënë pretencën për dy vëllezërit, ndërsa ka deklaruar se "vrasja e kryer një vit më parë është kryer me paramendim nga të dy vëllezërit Leka".
Në mars të vitit të kaluar, u vranë me armë zjarri në banesën e tyre Donika dhe Manjola Leka, 63 dhe 32 vjeç, nënë e bijë, dhe vetëm pak minuta pas ngjarjes, autori i vrasjes, Leondardi, u dorëzua në Polici, ku deklaroi se edhe krimin e kryer nga ana e tij.
Pas arrestimit të Leonardit, Policia mësoi se bashkëpunëtor në këtë ngjarje ishte edhe djali tjetër i familjes, Dritani, i arrestuar nga uniformat blu vetëm disa orë pas vrasjes.
Nga hetimet e para mësohet se në familjen Leka kohët e fundit ka patur debate mes dy viktimave dhe autorëve dhe natën e 18 marsit 2011, nën efektin e alkoolit dhe drogës, Leonardi ka qëlluar me armë zjarri mbi të motrën dhe më pas mbi nënën e tij, kur kjo e fundit ka kërkuar t’i vijë në ndihmë vajzës së saj.
Për djalin tjetër të familjes, 25 vjeçarin, Dritanin, referuar burimeve zyrtare mësohet se në këtë ngjarje akuzohet se nuk ka ndërhyrë për të parandaluar krimin e rëndë dhe e ka mbajtur atë të fshehtë.
Vendimi i sotëm për dënimin e dy vëllezërve nuk është përfundimtari dhe seanca tjetër gjyqësore për gjykimin e tyre mësohet se do të zhvillohet një javë më pas.
(d.b/BalkanWeb)