E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj, kritika qeverisë: S'ka plan për integrimin e veriut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë plani për integrimin e veriut, duke thënë se paralajmërimi për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë ndodh për shkak të mos vendosjes së juridiksionit në të gjithë territorin e Kosovës nga ana e Prishtinës zyrtare. "Marrëveshja ndodh sepse Prishtina zyrtare nuk ka arritur të jetë prezente në veri dhe për këtë , gjithësesi ka marrëveshje EULEX -Ministri e Brendshme e Serbisë. Por kjo mareveshje nuk duhet të ndodhë", ka thënë Haradinaj.
Pra sipas kreut të AAK-së, paralajmërimi i nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme së Serbisë ndodhë për shkak se qeveria e Kosovës nuk ka plan për integrimin e veriut.
"Shpallja e pavarësisë është bërë pa një plan për veriun",- tha Haradinaj duke shtuar se kjo qeveri po i shkakton dëme vendit në integritetin territorial dhe në sovranitetin e vet".
Sa i përket mundësisë që institucionet të mos lejojë nënshkrimin e marrëveshjes pa pëlqimin e tyre, Haradinaj tha se udhëheqësit e shtetit të Kosovës do të bëjnë folklorin e zakonshëm, si me rastin e planit 6 pikësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›