E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, shpërthen depoja e armatimeve, vriten 25 persona

Turqi- Një shpërthim në një dyqan municionesh në Turqi ka vrarë 25 ushtarë dhe ka lënë të plasogur 4 të tjerë. Sipas mediave turke shpërthimi ndodhi gjatë natës të së mërkurës në provincën perëndimore të Afyon-it.

Ministri turk i Mjedisit, Veysel Eroglu tha se shpërthimi kishte shumë gjasa të ishte shkaktuar nga një aksident dhe përjashtoi një sulm terrorist.

Raportohet se shumë prej ushtarëve ishin ngujuar brenda ndërtesës teksa zjarrëfikësit po trajtonin një zjarr të madh. “Identifikimi i të vrarëve në vendngjarje ka qenë i pamundur për shkak të forcës së shpërthimit”,-tha gazeta ‘Hurriyet’.

Një zjarr i madh ka djegur kompleksin për disa orë dhe shërbimet e emergjenës kanë pasur vështirësi në trajtim të incidentit për shkak të sigurisë së lartë në vend. Të plagosurit janë dërguar në spitalin ushtarak për mjekim.

Me të dëgjuar shpërthimin, dëshmitarët përshkruan se banorët në kryeqytetin e provincës, Afyonkarahisar, kishin menduar se bëhej fjalë për një tërmet. Analistët thonë se vdekjet e ushtarëve vijnë në një kohë të aktivitetit të rritur nga ushtria turke.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›