E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, efektivi i FNSH-së prangoset për trafik armësh dhe municionesh

Tiranë- Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH, ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga në kushtet e flagrancës 28-vjeçarin Denis Suknin, efektiv në repartin nr.712 në kryeqytet.

Policia bëri me dije se arrestimi i tij është kryer dje në mesditë në rrugën Kongresi i Lushnjes ku i janë sekuestruar një psitoletë Makarov të cilën e mbante pa leje.

Dhe gjatë kotrollit në automjetin e tij tip Mecedes Benz u gjetën: “7 (shtatë) krëhër automatiku dhe një sasi 130 (njeqind e tridhjetë) copë fishekësh luftarak mod 56, kalibrit 7.62 mm, një sasi prej 20 copë fishekë mod 54, kalibrit 7.62, tre fenelina, një shkop bejsbolli”. Efektivit 28-vjeçar iu sekuestrua edhe arma e shërbimit teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij trafiku.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›