Dokumentar televiziv për Cristiano Ronaldon

Çdo ditë kuptojmë që sulmuesi i Real Madridit, portugezi Cristiano Ronaldo është i veçantë, kjo nuk është e vështirë për t`u thënë.
Një kompani shkencore ka vendosur që të bëjë kërkime të hollësishme për dinamikën e yllit të Realit të Madridit. Rezultatet e kërkimit do të transmetohen në formën e një dokumentari televiziv.
Asi 27-vjeçar i Portugalisë, do të monitorohet për një kohë të gjatë në një laborator dixhital, ku do t`u nënshtrohet testeve fizike, për të parë limitet e një kampioni të rrallë. Kjo nuk është hera e parë që studiohet anatomia dhe zhvillimi i një futbollisti, deri në detajet më të imtësishme.
Ka ndodhur dhe me Diego Armando Maradonën, një gjë e tillë.
Argjentinasi u bë vite më parë, objekt studimi nga një kompani ajrore, e cila kërkonte të mësonte sekrete të rëndësishme për aerodinamikën e trupit njerëzor.