E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, skandali i spiunes greke që vodhi dokumentet sekrete



Turqia është përfshirë nga një skandal i madh ditët e fundit, pas zbulimit se një spiune greke ka vjedhur në këtë vend disa dokumente, ku ishte projektuar një luftë e mundshme midis Turqisë dhe Greqisë. Gazeta turke “Star” thekson “spiunazhin ushtarak” për të cilin janë arrestuar në Turqi 49 ushtarakë, ndër të cilët 45 janë ushtarakë aktivë. Gazeta pohon se policia turke gjendet në gjurmët e një “spiune greke”,e cila bëhet fjalë se “ka transferuar në Greqi të gjitha sekretet turke”. Bëhet fjalë për të dhëna që u vodhën nga baza detare në Marmaridha dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Marinës Luftarake Turke. Sipas artikullit të gazetës, të dhënat e vjedhura përmbajnë ushtrime ushtarake, planet e luftës me Greqinë dhe të dhëna ku duken kamerat e vendosura në shumë njësi të ndryshme ushtarake në Turqi. Çështja është në zhvillim që prej disa ditësh dhe ka sjellë shqetësim të madh në ushtrinë turke. Gjatë hetimeve që u bënë në vende të ndryshme në nëntë qytete të Turqisë, u gjet material që përmban video, e cila është filmuar nga kamera të fshehta dhe që vërteton vjedhjen e këtyre dokumenteve nga spiunia greke.

1 Nentor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›