Dy krerët parlamentarë Topalli-Toptani vizitë në Shkodër

Kryetarja e parlamendit Jozefina Topalli e shoqeruar nga Kryetari i Parlamentit turk Koksan Toptan kanë vizituar sot qytetin e Shkodrës . Fillimisht ata kanë zhvilluar një vizitë në prefekturën e Shkodrës, për të vijuar me tej ne bustin e Hasan Rizapashës, një pasha turk, i cili ka mbrojtur qytetin e Shkodrës në vitet 1912-1913. Në përfundim të vizitës Topalli dhe homologu i saj turk kanë shkuar në katedralen e qytetit. Kryetari i Asamblesë së Madhe turke Toptan ditën e djeshme u takua me krerët më të lartë të shtetit shqiptar si Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha si dhe Kryetaren e Kuvendit Topalli.