E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, sulmohet eskorta e kryeministrit Erdogan

Militantë të dyshuar separatistë kanë sulmuar eskortën policore turke të kreut të qeverisë, duke shkaktuar vdekjen e një oficeri, në veri të Turqisë, në afërsi të vendit kur kryeminsistri turk Tayyip Erdogan kishte mbajtur një tubim elektoral. Erdogan është larguar nga vendi i ngjarjes me helikopter nga qyteti Kastamonu në kohën e sulmit, i cili targetonte automjetin e policisë. U raportua se automjeti i policisë që shoqëronte eskortën e Kryeministrit Turk,u qëllua nga persona të paidentifikuar. Edhe mediat turke që raportuan për ngjarjen dhe trasnmetuan pamje të saj, thanë se disa persona të panjohur hapën zjarr dhe sulmuan me eksploziv eskortën e kryeministrit turk, ndërsa agjencia e lajmeve “Reuters”, njoftoi se si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë një policë dhe një tjetër i plagosur rëndë. “Forcat e sigurisë u janë përgjigjur të shtënave”, ka deklaruar një burim i cituar nga agjencitë, duke shtuar se në vendin e ngjarjes u dërguan më pas përforcime. Në Turqi ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 12 qershorit, të cilat pritet ti japin Erdoganit fitoren në mandatin e tretë radhazi. Pamjet vizive kanë shfaqur Erdoganin i cili pas ngjarjes, ka marë pjesë në një tjetër takim elektroal në provincën Amasya, ku u prit nga mijëra përkrahës të partisë AK. Ai fajësoi militantët separatistë për sulmin, duke hedhur dyshime për partinë e punëtoreve të Kurdistanit dhe mbështetës të saj. Një vit më parë u raportua se kryeministri turk, Recep Taip Erdogan rriti masat e sigurisë, veçanërisht pas krizës turko-izraelite, pas sulmeve të shpeshta të PKK-së, e pas disa informacioneve për atentate të mundshme. Mediat e cilësojnë Erdoganin si kryeministritn më të “blinduar” në rajon përsa i përket sigurisë.
Eskorta personale e Erdoganit, i cili është lideri më i ruajtur në Turqi dhe rajon, përbëhet prej rreth 50 truprojash. Forcat e sigurisë janë trupa shtatlartë dhe e rrethojnë gjithmonë kryeministrin turk në formën e murit gjatë lëvizjeve të tij.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›