E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange: Kujdes, Facebook është spiun

Sipas themeluesit të Wikileaks, Facebook, është një instrument shumë i fuqishëm në shërbim të zbulimeve sekrete.

Ndërkohë që nga ana e Facebook, përgjigjen: "Nuk kemi marrë asnjë presion nga ana e ndonjë qeverie për të dhënat tona"
 

Së fundmi, në një intervistë për “Russia Today”, ai shton se Facebook, është një instrument shumë i rëndësishëm në dispozicion të shërbimeve sekrete amerikane për të spiunuar qytetarët e saj.
 

Duke ju drejtuar përdoruesve të Facebook, ai deklaron se sa herë që shtoni miq në rrjetin tuaj, aq herë jeni duke punuar gratis për shërbimet sekrete amerikane.
 

Nga ana tjetër edhe Faceebook e di që nëse do tu kërkohet informacion nga ana e këtyre shërbimeve, ata janë të detyruar ligjërisht që t`i përgjigjen pozitivisht kërkesës, ndonëse të dhënat mbeten gjithmonë për përdorim vetëm të shërbimeve sekrete.
 

Mark Zuckerberg, nga ana e tij insiston se koha e privatësisë ka mbaruar, madje një shembull i mirë është edhe vetë Julian Assange dhe Wikileaks-i i tij me zbulimin e gjithë atyre dokumentave sekrete.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›